Tiranë – Vihen në pranga 8 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– M. D., 26 vjeç, M. D., 27 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim;
– S. S., 39 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi G. B., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Xh., 27 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Këta shtetas, janë konfliktuar dhe goditur me njëri-tjetrin me mjete të mprehta, dhe si pasojë e goditjeve janë dëmtuar shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 27 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja”, pasi ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit M. D., dhe pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen e shtetasit D. H., 31 vjeç, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit O. P., 31 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. K., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve R. L., 37 vjeç, dhe J. J., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit K. M., 27 vjeç, dhe B. D., 28 vjeç, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit S. A., 24 vjeç, A. A., 21 vjeç dhe J. B., 21 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasit K. B., 24 vjeç, dhe D. V., 25 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
—-
Më datë 28.03.2022, shtetasi A. K., 46 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga besanesa dhe nuk është kthyer, vajza e tij e mitur, shtetasja M. K., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.