Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 30 mars 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë – Zbardhet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, tentativa për djegien e automjetit në pronësi të UKT-së në Bashkinë Tiranë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Oktan”. Vihet në pranga një 28-vjeçar.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disaditore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Oktan”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. J., 28 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.  Bazuar në provat e grumbulluara nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ka rezultuar se ky shtetas, më datë 25.03.2022, ka hedhur një shishe, të dyshuar me lëndë djegëse, poshtë një automjeti në pronësi të UKT-së në Bashkinë Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë), veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, një shishe plastike e mbushur me benzinë, një pushkë sportive (detare), një biçikletë dhe dy aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjirokastër – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”.Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati Nr. 1 Tiranë, pasi në datën 27.03.2022, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, Tiranë, së bashku me 3 shtetas të tjerë (të arrestuar më parë) janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe si pasojë janë dëmtuar me mjete të forta dy prej këtyre shtetasve.Pas shenjës për ndalim nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në dy pikat e kontrollit, shtetasi M. Xh. nuk e ka ndaluar automjetin e tij dhe është larguar me shpejtësi.Menjëherë i janë vënë në ndjekje shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, të cilat pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij. Shtetasit M. Xh. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit Nr. 1 Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Policia Kufitare – Kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve goditen 2 raste të veprës penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi” dhe 1 rast i veprës penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.Në Kakavije dhe Morinë sekuestrohen 61.150 euro, procedohen penalisht 2 shtetasit që nuk i deklaruan në kufi. Në portin e Vlorës sekuestrohen dhjetëra steka me cigare pa pullë fiskale, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.Në Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 21.350 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në Kakavije, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll më  të detajuar në vijën e dytë, shtetasin K. Q., 49 vjeç, banues në Berat dhe rezident në Greqi, i cili udhëtonte si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në çantën e 49-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 39.800 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës dhe DVP Gjirokastër u proceduan penalisht shtetasit E. S. dhe K. Q., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.Në portin e Vlorës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë dhe me autoritetet doganore, arestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me detyrim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, shtetasin A. S., 55 vjeç, banues në fshatin Gerces, Republika e Maqedonisë së Veriut.Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e markës “Mercedes Benz”, që drejtohej nga ky shtetas, në pjesën e brendshme të kabinës, janë gjetur të fshehura dhjetëra steka me cigare pa pullë fiskale, të cilat 55-vjeçari nuk i kishte deklaruar tek autoritetet doganore. Policia Kufitare do të intensifikojë kontrollet, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me qëllim goditjen e çdo paligjshmërie.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 158 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 25 janë arrestuar në flagrancë, 118 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, me 4 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 16 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 20 raste: 1 rast i veprës penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, me 1 shtetas të ndaluar; 5 raste të “Kanosja”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 6 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; nga 1 rast për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Fyerja” dhe “Përndjekja”, me nga 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 2 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 1 tjetër të ndaluar.

Për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të ndaluar, ndërsa për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Vijon puna nga ana e strukturave policore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” është evidentuar 1 rast, me 2 shtetas të shpallur në kërkim

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, i veprës penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, me 3 shtetas të arrestuar në flagrancë, 1 shtetas të shpallur në kërkim, 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 2 shtetas të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës” (me zjarr, nga pakujdesia), me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. 1 prej këtyre rasteve rezulton me autorë të paidentifikuar, në drejtim të tij po punohet intensivisht nga ana e strukturave policore. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”,me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 1 tjetër të ndaluar. Gjithashtu, janë evidentuar nga 1 rast për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Shpërdorimi i tokës”, me nga 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 13 raste, prej këtyre 2 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore; 1 rast, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë i veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, ndërsa 10 rastet e tjera rezultojnë me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, me 2 të arrestuar në flagrancë, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të tjerë të ndaluar.

Për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Mashtrimi”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu, 12 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 11 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim. Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 8 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 14 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”, me 2 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim. Vijon puna nga ana e strukturave policore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë. Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 1 shtetas tjetër të ndaluar. Gjithashtu janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, prej të cilëve është shënuar 1 viktimë dhe 9 shtetas të tjerë janë të dëmtuar. Janë evidentuar në total 10 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me 9 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.