Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore:
Janë pezulluar 25 leje drejtimi, nga të cilat: 16 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 9 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 1561 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
– 925 masa për tejkalim shpejtësie;
– 31 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 14 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 10 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 92 masa për parakalime të gabuara;
– 109 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 19 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 361 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.