Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LED 2”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike. Operacioni, i zhvilluar nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar “LED”. Zbulohen 2 ambiente (banesa), të cilat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Sekuestrohen 17.1 kilogramë kanabis (7.6 kg në formë çokollate), 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambjente të mbyllura, 46 Drosela, 22 pllaka metalike te nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë. Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Derven, Krujë disa shtetas posedonin ambjente (banesa), të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Led 2”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan, në flagrancë, shtetasit : Gj. P., 53 vjeç, banues në Bushnesh,Krujë, dhe K. L., 26 vjeç, banues në Derven, Krujë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, banues në Derven, Krujë. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Gj. P. dhe N. L., shërbimet e Policisë, kanë konstauar 2 ambiente të përshtatuara për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan lëndë narkotike, fidanë e pasjise elektrike që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e shtetasit N. L., si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, per veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.
Kurbin, Lezhë – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Laskaj”. Vijojnë kontrollet intensive të territorit dhe bashkëpunimi me qytetarët, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Policisë Kurbin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar me kontrolle në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, falë dhe informacioneve të qytetarëve, në vendin e quajtur Laskaj, Fushë Milot, Kurbin, në tokën në pronësi të shtetasit A. H., 53 vjeç, ndërmjet agrumeve dhe vreshtit janë gjetur të kultivuar 440 fidanë të dyshuar cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 53 vjeç, banues në Laskaj, Fushë Milot. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për sensibilitetin dhe besimin e treguar së fundmi dhe i garanton ata se strukturat e DVP Lezhë janë tërësisht të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në tërësi, për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 133 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 31 janë arrestuar në flagrancë, 89 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, me 8 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste: 3 raste të “Kanosja”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast të veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, 2 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 5 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 7 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të shpallur në kërkim, 1 të arrestuar në flagrancë dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, në qarqet Tiranë dhe Lezhë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 5 shtetas të arrestuar, bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin.
Në qarkun Berat janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Punësimi i paligjshëm”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe industriale”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, me 3 shtetas të arrestuar në flagrance dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetase, në qarkun Tiranë, për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”.
Janë evidentuar 2 raste për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në qarkun Tiranë është evidentuar një rast i veprës penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë të dyshuar, të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, 1 shtetas është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Është evidentuar një rast për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, 3 prej rasteve rezultojnë me autorë të paidentifikuar, njëri prej rasteve ka mbetur në tentativë dhe për të është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas , 3 raste për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”, me autorë ende të paidentifikuar, për zbardhjen e të cilëve vijon intensivisht puna nga ana e strukturave policore.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”,me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast, në për veprën penale “Pushtimi i tokës”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 13 raste, prej këtyre janë evidentuar 9 raste me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 4 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë të arrestuar në flagrancë.
Për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të arrestuar në flagrancë, 3 të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mashtrimi”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe është evidentuar 1 rast për veprën penale “Mashtrimi me produktet ushqimore”, gjithashtu me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 7 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 1 shtetas të arrestuar në flagrancë. Gjithashtu janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, 2 raste në Tiranë, 2 në Vlorë dhe 1 në Lushnjë, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 5 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në qarkun Tiranë është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.
Në qarkun Shkodër është evidentuar një rast për veprën penale “Shpërthimi i pronës me eksploziv”, për zbardhjen e të cilit dhe për identifikimin e autorëve po punohet intensivisht nga ana e strukturave policore.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 10 aksidente, si pasojë e të cilëve është shënuar 1 viktimë, 1 shtetas tjetër merr asistencë mjekësore, në gjendje të rëndë për jetën dhe 13 shtetas janë dëmtuar pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 9 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me 5 shtetas të arrestuar, 2 të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.