Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vlorë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Waves”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave në kërkim. Operacioni i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”. Arrestohen në flagrancë tre persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë. I kërkuari dhe drejtuesi i mjetit janë kapur në flagrancë, secili me armë zjarri pistoletë me vete. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas po lëviznin me armë zjarri në automjet dhe njëri prej tyre ishte në kërkim, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Waves”. Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar, si dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. D., 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë; A. K., 21 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet në brez, një armë zjarri pistoletë. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 04.08.2019, në lagjen “1 Maji”, Vlorë. Sh. L., 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, i cili dyshohet si përkrahës i personit në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, shtetasin A. Dh., 35 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas dyshohet se në lagjen “15 Tetori”, Fier, në derën e jashtme (duralumini) të selisë së një subjekti politik, dega Fier, ka hedhur një sasi lënde djegëse, pa e ndezuar atë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 56 shtetas, konkretisht: 1 është ndaluar, 19 janë arrestuar në flagrancë dhe 36 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 7 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste: 1 rast i “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, në Shkodër, me dy autorë të shpallur në kërkim; 3 raste të “Kanosja”, 1 në Fier, 1 në Vlorë dhe 1 në Elbasan, dhe 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” është arresyuar në flagrancë 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër, në Tiranë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Kukës, me 2 autorë të arrestuar.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në Tiranë, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë dhe 3 në Durrës, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, dhe janë plotësuar 4 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në Vlorë janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe 1 tjetër, për moskallëzim krimi.
Në qarkun e Vlorë është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetase për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Shkatërimi i pronës”, me 2 autorë të proceduar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Është evidentuar edhe 1 rast i shkatërrimit të pronës me zjarr, pa autor.
Janë evidentuar edhe 3 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia:, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 autor të shpallur në kërkim.
Për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”është evidentuar 1 rast, me 1 autor të dyshuar, të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”, me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 1 rast, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, gjithashtu me 4 subjekte të proceduar penalisht, po në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Pushtimi i tokës”, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Preraj e paligjshme e pyjeve”, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 autorë të dyshuar, të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste, 4 prej tyre me 2 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 10 raste me autorë të dyshuar, ende të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore.
Janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, të proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.