Gjirokastër – Vihet në pranga 1 shtetas

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit A. B., 52 vjeç, banues në Mallakastër.

Ky shtetas u ndalua pasi nga veprimet hetimore rezultoi se në datën 22.03.2022 ka ndihmuar tre shtetas të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme për në shtetin Grek, kundrejt fitimit, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.