DVP Shkodër
Policia Rrugore e Shkodrës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës që lamë pas, janë vendosur 804 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 273 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 1 masë administrative për mosrespektim të normave të shpejtësisë;
• 8 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
• 55 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 13 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
• 44 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
• 162 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 248 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.