Gjirokastër – Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. K., 25 vjeç, banues në fshatin Ilirias, Memaliaj.
Ndalimi i shtetasit të mësipërm u bë në funksion të ekzekutimit të urdhrit të ndalimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër ndaj këtij shtetasi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Materialet në ngarkim të shtetasit M. K. i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.