Elbasan – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht shtetasen F. K., 41 vjeçe, banuese në fshatin Tregan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kostatua se po ndërtonte një objekt, pa lejen përkatëse.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh proceduan penalisht shtetasin G. M., 53 vjeç, banues në fshatin Rmath, Gramsh, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi është konstatuar duke prerë dru, në mënyrë të paligjshme të pyjeve, dhe gjatë shoqërimit, ka kanosur me fjalë inspektorët e Shërbimit Pyjor, shtetasit P. D. dhe F. R.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik proceduan penalisht shtetasin B. H., 58 vjeç, banues në në fshatin Çepë, Belsh, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases L. Sh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit E. S., 30 vjeç, banues në Cërrik dhe F. Gj., 66 vjeç, banues në Belsh, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.