Tiranë – Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti (dorezë metalike).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen e shtetasit K. K., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. B., 53 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A. S., 37 vjeçe. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.