Specialistët e Hetimit të Krimit të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit F. J., 29 vjeç dhe M. B., 30 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, në automjetin me drejtues shtetasin F. J. dhe në automjetin me drejtues shtetasin M. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, dy automjetet dhe 2 aparate celulare.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën prnale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
Dh. P., banues në Belsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
A. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motor pa targa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.