Tiranë – Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin e shtetasit M. B., 57 vjeç, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, pasi në një objekt në pronësi të tij, është konstatuar ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 18 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë dhe një dorezë metalike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– M. D., 34 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar që ky shtetas po drejtonte mjetin me leje drejtimi të pezulluar;

– T. N., 38 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin L. H., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– A. H., 41 vjeç, dhe N. N., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë proceduan penalisht shtetasit K. S., 22 vjeç, Ç. K., 47 vjeç dhe P. S., 37 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.