Muriqan, Shkodër – Kapet 1 person i shpallur në kërkim

Intensifikohen kontrollet nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve është kapur një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, në dalje të RSH-së kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës, pasi më datë 13.03.2022, shtetasi E. K., 57 vjeç, banues në Kosovë, ka bërë kallëzim se 40-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka vjedhur me dhunë disa dokumente dhe shumën 850 euro.

Ky shtetas iu dorëzua strukturave të Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.