Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Tentuan të vrisnin me mjet prerës një 45-vjeçar, vihen në pranga dy vëllezër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. D., 23 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, (vëllezër), banues në Selitë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Këta dy shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Prokop Mima”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në Selitë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thika). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. A., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. X., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 18 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi S. R., 19 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Universi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5. Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve të ndryshme, të kryera nga këta shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Universi” në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit: I. Xh. (D)., 35 vjeç, S. D., 20 vjeç, F. D., 19 vjeç, të tre banues në Bathore, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi Q. H., 31 vjeç, banues në Paskuqan. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ditëve të fundit, në vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryenin vjedhje banesash dhe biznesesh në zonën e Kamzës. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 3 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht: Më datë 27.02.2022, në rrugën “Demokracia”, në Paskuqan, dyshohet se kanë vjedhur në biznesin në pronësi të shtetasit I. D.; Më datë 12.03.2022, në Bathore, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit Sh. B.; Gjithashtu, po më datë 12.03.2022, në rrugën “Shupenza” në Bathore, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit Sh. K. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Fier/Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. P., 59 vjeç, banues në Shtyllas, Fier, se në datë 13.02.2022 ka humbur kontaktet me djalin e tij(emigrant në Gjermani), shtetasin A. P., 24 vjeç.
Lushnjë/Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasi E. L., 21 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, se në datë 09.03.2022, babai i tij, shtetasi Sh. L., 47 vjeç, është larguar për në Shqipëri dhe ka humbur kontaktet me të. Po punohet për gjetjen e 47-vjeçarit.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 61 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 20 janë arrestuar në flagrancë dhe 37 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Tiranë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Dibër; 2 raste të “Dëmtime të tjera më dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja” mbetur në tentativë, në Tiranë, me dy autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 4 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste: 2 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të ndërtimit pa leje, me 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për vjedhje të energjisë elektrike.
Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas për “Shkatërrim prone”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, me 3 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.