Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore është arrestuar 1 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu janë pezulluar 14 leje drejtimi, nga të cilat 5 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 9 për drejtim të mjetit në tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur edhe 1679 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 249 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 509 masa administrative për mosrespektim të normave të shpejtësisë;
• 65 masa administrative për përdorim të aparateve telefonike;
• 101 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 5 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;
• 361 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 3 masa administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 386 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.