Policia Rrugore e Shkodrës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore

DVP

Shkodër Policia Rrugore e Shkodrës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore është arrestuar 1 shtetas dhe proceduar në gjëndje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu,  nga shërbimet e Policisë rrugore, gjatë javës që lamë pas, janë marrë 726 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 183 masa administrative për parakalim të gabuar;

• 57 masa administrative për mosrespektim të normave të shpejtësisë;

• 8 masa administrative për përdorim të aparateve telefonike;

• 11 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;

• 10 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike; • 23 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;

• 86 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

• 348 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.