Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. A., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. X., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 18 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi S. R., 19 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.