DVP Berat – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.Dh., 48 vjeç, banues në fshatin Bistrovicë, Dimal, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policise është konstatuar se banesa e tij nuk kishte matës elektrik dhe furnizohej nga një lidhje e paligjërshme e energjisë elektrike.
———-
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u procedua penalisht shtetasi Sh.S., 62 vjeç, banues në fshatin Roshnik, Berat, pasi ka ndezur zjarr në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke e pyllëzuar.
—————-
Në Komisariatin e Policisë Kuçovë ka bërë kallëzim shtetasi F.P., se është larguar nga banesa vëllai i tij shtetasi Ll.P., 34 vjeç, banues në fahatin Sqepur, Dimal. Po punohet për gjetjen e tij.
———-
Në Komisariatin e Policisë Berat ka bërë kallëzim shtetasi A.G., se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur S.G. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejëshme.