Policia e Shtetit në një javë: Përkushtim e vendosmëri për të parandaluar dhe luftuar krimin.
Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit dhe operacionet policore të koduara që kanë për objekt kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, atyre që janë të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike e trafiqeve të paligjshme, goditjen e rasteve të kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta si dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike.
•Gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar 624 persona, nga këta 160 janë arrestuar dhe 464 janë proceduar penalisht. Janë shpallur në kërkim 52 persona.
•Janë kapur në total 37 persona në kërkim, nga këta: 27 në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë zhvilluar 29 operacione policore të koduara: “Qafa e Hanit”, “Detonatorët”, “Ankona”, “Brothers”, “Camouflage”, “Administratori”, “Sette”, “Tracking”, “Wednesday”, “Bileta”, “Overpass”, “Five”, “Wanted”, “Terminali”, “Lusen”, “Bronzi”, “Call Me 2”, “Last Trip”, “Road Guard 6″, “Road Guard 7”, “Cërriku 2022”, “Adriatiku”, “Gjadri” dhe 6 operacione “Fati i lojërave”.
Operacioni i koduar “Five”, si rezultat i të cilit u goditën dhe u shkatërruan 5 grupe kriminale të sinkronizuar me njëri-tjetrin, që zhvillonin veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve.
•Në fushën e armëmbajtjes pa leje (armë zjarri, armë gjahu, kapsolla detonatore, armë të ftohta dhe municion luftarak), janë evidentuar 20 raste.
•Janë sekuestruar 8 armë zjarri, 3 armë gjahu, 1 pistoletë zhurmuese, 30 pako me kapsolla detonatore, 7 thika, doreza grushti metalike, shkopinj bejsbolli dhe municion luftarak.
•Gjithashtu janë sekuestruar 67 kg cannabis, fara cannabis, 5 peshore elektronike, sasi kokaine e heroine, 16 automjete dhe 160 aparate celulare, çipsa, shuma të konsiderueshme parash dhe 160 steka me paketa cigare.
•Janë evidentuar dhe goditur 35 raste të krimeve mjedisore, 15 raste të organizimit të lojërave të fatit, 37 raste në fushën e narkotikëve, 29 raste në fushën e Krimit Ekonomik, 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe 22 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me dhjetëra të arrestuar e proceduar.
•Janë evidentuar dhe ndjekur ligjërisht 26 raste të dhunës në familje.
Policia Rrugore:
•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 358 leje drejtimi, nga të cilat: 271 për tejkalim shpejtësie tej normave të lejuara, 65 për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 22 për qarkullim në sens të kundërt.
•Janë arrestuar 44 drejtues mjetesh, nga këta: 33 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 11 për drejtimin e mjetit pa leje drejtimi.
•Janë vendosur 14.983 masa administrative.
•Gjithashtu, janë goditur 5 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.
Policia Kufitare:
•Gjatë kësaj jave janë kapur 11 persona në kërkim, nga të cilët 7 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë goditur 3 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi, me 3 të proceduar si dhe janë sekuestruar 60335 euro.
•Janë proceduar 10 persona për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, 3 raste për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe janë goditur 5 raste për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
• Janë goditur 2 raste të mitëdhënies për shtetas të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë për të kaluar kufirin në kundërshtim me rregullat e hapsirës Schengen.
Policia e Shtetit falenderon qytetarët që besojnë dhe bashkëpunojnë me strukturat e Policisë dhe i fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112, si dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.