Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin Mevlud Kullani, 25 vjeç, banues në Peshkopi.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me 2 vjet e 8 muaj burg.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.