Pas marrjes së njoftimit se në Roskovec ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. P., i cili për motive të dobëta, kishte goditur me thikë shtetasin J. G., 22 vjeç.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 19 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Shtetasi J. G. ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.