DVP Vlorë – Kapet një person i shpallur në kërkim

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen e shtetasit në kërkim:

H. Gj., 48 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi I. K., 52 vjeç, banues në Gjilekë, Himarë, se shtetasi H. Gj., punonjës i ASHK Vlorë, duke falsifikuar disa dokumente për një pronë në Himarë, me anë të mashtrimit, ka nxjerrë lejen e legalizimit në emrin e tij dhe ka filluar të ndërtojë në këtë pronë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.