Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. H., 50 vjeç, E. D., 35 vjeç dhe A. L., 40 vjeç, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. D., 33 vjeç, si dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij, pasi të dy këta shtetas, në një lokal në Golem, kanë vjedhur disa aparate celulare të klientëve dhe kanë kanosur administratorin e lokalit, për të mos kallëzuar. Punohet për kapjen e shtetasit B. D., identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.