Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: F. K., 30 vjeç, K. Ç., 25 vjeç, M. H., 22 vjeç, F. Ç., 27 vjeç, G. L., 40 vjeç, O. B., 27 vjeç dhe E. B., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, kanë penguar qarkullimin e automjeteve duke bllokuar aksin rrugor Prrenjas-Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve, sepse do të përballen me forcën e ligjit.