Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit: B. O. 33 vjeç, banues në lagjen Dobrac i ri, Shkodër, M. Sh. 57 vjeç, banues në lagjen “3 Herojtë” Shkodër, K. D., 27 vjeç, banues në Grude e Re, Shkodër, Ç. T., 54 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër, L. K., 44 vjeç , banues në fshatin Palaj, Shkodër, Sh. Ç. 34 vjeç , banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, M. B. 38 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër, K. P., 57 vjeç, banues lagjen Mark Lula, Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. T. , 55 vjeç, banues në lagjen Salo Halili Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shkodrës apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve, sepse do të përballen me forcën e ligjit.