Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Lezhë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Adriatiku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin. Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 31 kilogramë kanabis sativa, 2 automjete, 2 aparate celulare dhe targa automjetesh. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Kruja në drejtim të Fushë Mamurrasit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Adriatiku”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve: R. M., 33 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe D. L., 44 vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. K., 24 vjeç, banues në Krujë. Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë operacionit, në oborrin e banesës së shtetasit R. M., i cili do të blinte lëndën narkotike që e kishin transportuar nga Kruja, shtetasit D. L. dhe S. K. Ky i fundit ka mundur të largohet në momentin e ndërhyrjes së Policisë. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi R. M. do ta shiste lëndën narkotike në doza, në qarkun e Lezhës. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Tiranë – Vihen në pranga 5 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndyshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Fuat Zaimi, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj e 19 ditë burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë kapjen e shtetasit R. A., 21 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasen në kërkim S. D., 30 vjeçe, pasi Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, specialistët për Hetimim e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. I., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. K., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit S. S. dhe G. M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 57 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 11 janë arrestuar në flagrancë dhe 39 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 7 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 4 raste të “Dëmtime të tjera më dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagoja e rëndë me dashje”, në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste, 6 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 6 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të ndërtimit pa leje, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në Tiranë është proceduar penalisht 3 shtetas, 2 për veprën penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 tjetër për “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Shkatërrim prone”, 1 në Tiranë dhe 1në Vlorë.
Në Lezhë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Në Tiranë janë proceduar penalisht 6 shtetas, 2 për veprën penale “Vetëgjyqësia”, 1 për “Shpërdorim detyre”, 1 për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, 1 për “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore” dhe 1 për “Goditje për shkak të detyrës”.
Në Durrës janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, me 1 viktimë dhe 6 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas dhe janë arrestuar në flagrancë 2 të tjerë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.