Tiranë – Vihen në pranga 5 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndyshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Fuat Zaimi, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj e 19 ditë burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë kapjen e shtetasit R. A., 21 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasen në kërkim S. D., 30 vjeçe, pasi Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimim e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. I., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. K., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit S. S., dhe G. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.