Sekuestrohen 2 armë zjarri pushkë, një sasi municioni luftarak, një kapsollë detonatore dhe një shkop bejzbolli.
Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas që mbante armë zjarri pa leje në banesë, kishte konflikt me ish-bashkëshorten, me qëllim parandalimin e ngjarjes kriminale, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lusen”.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 45 vjeç, banues në Lusen.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri pushkë, një sasi municioni luftarak, një kapsollë detonatore dhe një shkop bejzbolli.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.