Kontrollet janë përqendruar në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime të gabuara, shkelin semaforin, bëjnë gara shpejtësie, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për mosvendosjen e rripit të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve, por edhe nga pasagjerët, për sekuestrimin e targave të skaduara apo që i përkasin një mjeti tjetër, si dhe për goditjen e mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera.
Në këtë kuadër, gjatë javës që lamë pas, nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 27 persona, konkretisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Në javën që lamë pas, gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 5 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo pa vendosur rripin e sigurimit, 5 drejtues mjetesh, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar shuma lekësh.
Gjatë javës janë pezulluar 204 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 22 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 138 për “Kufizimet e shpejtësisë” dhe 44 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë tërhequr 22 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës. Janë bllokuar 2 mjete, për mungesë dokumentacioni.
Janë vendosur 7238 masa administrative, me një mesatare 1034 masa të vendosura në ditë, konkretisht:
– 91 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike; 81 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie; 151 për xhama të zinj; 196 masa për parakalime të gabuara; 1486 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 509 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit (nga këto 245 për drejtuesit, pasi pasagjerët në mjet nuk kishin vendosur rripin e sigurimit); 65 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 3052 masa për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit; 60 masa administrative për mungesë siguracioni; 1547 masa për shkelje të ndryshme.
Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.
#👮🏻♀👮🏻🚔🚨📵❌🥃