Lezhë – Policia, kontrolle për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e paligjshmërisë

Ndalohet një shtetas në kërkim për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe proçedohet 1 tjetër të cilëve iu sekuestrohen 3 doreza metalike.
Në kuadër të planit të masave për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e personave në kërkim nga shërbimet policore Lezhë, kanë vazhduar hetime si dhe janë shtruar kontrolle, ku si rezultat i tyre:
Nga specialistët e seksionit për hetimin trafiqeve të paligjshme është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim S.D. 53 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimet e Organizuara Tiranë, me vendim të datës 22.10.2020 e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Dhënie ndihme për kalim te paligjshëm te kufirit” ku i kanë ngelur për të kryer 1 vite e 8 muaj burg.
Ky shtetas ne vitin 2018 është arrestuar me nje grup personash të cilët dërgonin shtetas shqiptar jashtë shtetit, kryesisht në Britaninë e Madhe dhe SHBA.
Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit R.F. vjeç 19 dhe L.Gj. vjeç 18, si dhe u proçedua në gjëndje të lirë shtetasi B.M. vjeç 18, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin lëviznin në Shëngjin, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale 3 doreza metalike ( përforcues grushti) të cilat plotësonin kushtet e armëve të ftohta.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme