Tiranë – Vijon puna e rrugorëve në kryeqytet, për parandalimin e aksidenteve rrugore

Vijon puna e rrugorëve në kryeqytet, për parandalimin e aksidenteve rrugore, duke evidentuar dhe ndëshkuar shkeljet, sic janë mospërdorimi i kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të mjeteve me dy rrota, përdorimi i celularit, parkimi i gabuar në rrugë urbane kryesore, qarkullimi në korsinë e dedikuar për mjetet e shërbimit publik etj, të cilat referuar analizave të ngjarjeve rrugore me pasoja dhe jo vetem, janë shkaqet kryesore për ngjarje me pasoja fatale.

Me qëllim konstatimin dhe dokumentimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shmangien e kontrolleve dhe ndalimet rutinë, efektivët e Policisë Rrugore në kryeqytet, po monitorojnë dhe patrullojnë rrugët me mjete të uniformuara dhe civile sipas rrethanave, në sajë të të cilave vetem 4 ditet e fundit:

Janë proceduar penalisht 14 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorësh të papajisur me leje drejtimi;

Janë ndëshkuar për mospërdorim të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të mjeteve me dy rrota, 275 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorësh.

Janë ndëshkuar për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit 350 drejtues mjetesh.

Janë ndëshkuar për parkim të gabuar 821 drejtues mjetesh.

Janë dokumentuar dhe ndëshkuar për qarkullim në korsitë e rezervuara për shërbimin publik, 145 drejtues mjetesh.

Si dhe janë verifikuar në kohë 65 ankesa nga Komisariati Dixhital, nga të cilat janë vendosur 48 masa administrative për shkelje të ndryshme, kryesisht parkime të gabuara.

#PoliciaPoVëzhgon
#DrejtoMeKujdes
#PërSigurinëTuajDheTëTjerëve