Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi S. P., 35 vjeç, banues në Elbasan dhe u shpall në kërkim shtetasi M. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, kanë vjedhur sende të ndryshme në banesën e shtetases N. B., në lagjen “5 Maji”. Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë të 3 rasteve të tjera të vjedhjes, konkretisht:
-Më datë 14.01.2022, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit D. C.;
-Më datë 30.01.2022, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe disa produkte në kioskën e shtetasit Y. J. Po në këtë datë dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit E. V.
—–
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Gjithashtu u procedua penalisht penalisht shtetasi E. T., 19 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se në datat 18.11.2021 dhe 24.11.2021, ka vjedhur mallra të ndryshme në dyqanet e shtetasve B. L. dhe P. H., në Prrenjas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.