Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit I. N., 37 vjeç, banues në Bilisht, pasi në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka kryer një manovër të gabuar me mjet dhe në momentin e ndalimit, ka kundërshtuar punonjësit e policisë për kryerjen e alkooltestit.
———
Devoll
Më datë 02.03.2022, në fshatin Miras, Devoll, është gjetur nga familjarët e tij, i vetëvarur në kasollen pranë banesës, shtetasi E. M., 18 vjeç. Nga këqyrja e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë.