DVP Vlorë/Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim, procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim T. A., 33 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 1 muaj e 27 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin M. P., 41 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi u konstatua duke kryer punime në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.

Po nga këto shërbime u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasit A. I., 31 vjeç, banues në Peshkopi, D. B., 33 vjeç, banues në Durrës dhe F. K., 43 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohen se kanë kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.