Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim I. L., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me një muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasin A. D., 40 vjeç, banues në Bajkaj, Delvinë, pasi ka djegur me zjarr banesën e tij.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Kanosja”, shtetasin N. P., banues në Dhërmi, Himarë, pasi ka kanosur me një armë të llojit pistoletë (zhumuese), shtetasin L. J., banues në Himarë.
Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi A. Gj., 56 vjeç, banues në Laç, sepse ka bërë kallëzim shtetasi V. P., 36 vjeç, banues në Pojan, Korçë, se 56-vjecari e ka qëlluar me grushte.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.