Durrës – Goditen 3 raste të tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 3 shtetas të huaj

Vihen në pranga edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit E. A., 42 vjeç, Ç. A., 41 vjeç dhe F. A., 39 vjeç, të tre banues në Turqi, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin T. T., 32 vjeç, banues në Romanat, Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 10.02.2022, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin R. A.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 41 vjeç, banues në fshatin Mazhë e Madhe, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.