Mbante armë zjarri pa leje në banesë, vihet në pranga 57-vjeçari.
Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas posedonte armë zjarri në banesë, shërbimet e Komisaritit të Policisë Dibër, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit L. K., banues në fshatin Muhurr, Dibër.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë dhe 79 fishekë luftarak, që i posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. K., 57 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.