DVP Gjirokastër – Finalizohen dy operacione policore të koduara “ROAD GUARD 2” dhe “ROAD GUARD 3”

Operacionet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, nën drejtimin e Prokurorisë.

Gjatë një harku të shkurtër kohor prej disa orësh, goditen dy raste të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen dy automjete dhe katër aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. H., banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, në afërsi të fshatit Qesarat, duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.

Gjithashtu, në vijim të operacionit policor “ROAD GUARD”, i finalizuar një ditë më parë, gjatë të cilit u vu në pranga një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një pune intensive hetimore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “ROAD GUARD 3”, si rezultat i të cilët u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, duke transportuar me automjetin e tyre, emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Vijon puna puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.