Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. L. 34 vjeç banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë me vendim të datës 06.10.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas dyshohet se në muajt qershor dhe gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike, në Bjeshkët e fshatit Salcë, Njësia Administrative Lekbibaj, Tropojë.
Ky shtetas iu dorëzua strukturave të Komisariatit të Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme.