Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh kapën dhe ndaluan shtetasin S. M., 20 vjeç, pasi dyshohet se në datën 16.02.2022, në bashkëpunim me shtetasin E. LL., 25 vjeç, banues në Tunjë, Gramsh (i arrestuar më datë 18.02.2022), ka vjedhur një sasi parash dhe produkte të ndryshme në dyqanin e shtetases L. K.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan shtetasen V. M., 50 vjeçe, banues në fshatin Dasar, Cërrik, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj të mitur.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht shtetasin H. Ç., banues në fshatin Kodra Bujaras, Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.