Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Shpetim Xhafa, 48 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 24.11.2021, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u ndalua shtetasi në kërkim Jurgen Doraci, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 26.11.2021, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasin M. J., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.