Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar një rast të mitdhënies duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. F., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ky shtetas, gjatë përpunimit të linjës ajrore, është paraqitur pranë gabinave të daljes, së bashku me kunatën e tij, e cila kishte mungesë dokumentacioni, dhe për të shmangur refuzimin e daljes, shtetasi P. F., ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim, duke i ofruar një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.