DVP Berat – Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Goditet 1 rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Skrapar konstatuan 1 rast të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit proceduan penalisht shtetasit A.C., 23 vjeç, dhe J.G., 23 vjeç, të dy banues në Çorovodë, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e një lokali u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.
—————-
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë procedimi penal i shtetasit I.V., 53 vjeç, banues në Dimal, pasi u kap nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Poshnje-Kutalli, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
—————
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan, u procedua penalisht shtetasi H.Sh., pasi në fahatin Drenovic, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.