Tiranë – Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 32 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R. S., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi;

– A. Ç., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– E. R., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi. Gjatë verifikimeve të kryera nga punonjësit e Policisë rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R. M., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi;

– D. M., 27 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar shtetaset L. D., 55 vjeçe, dhe D. D., 7 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– D. K., 44 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për 7 shtetas të mitur, dhe po punojnë për kapjen e 5 bashkëmoshatarëve të tyre, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe mjete të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.