Operacioni i zhvilluar nga DVP Kukës, Komisariati i Policisë Tropojë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
Transportonte armë zjarri me qëllim trafikimin drejt Kosovës, kapet e vihet në pranga 34-vjeçari.
Sekuestrohen 3 armë zjarri (dy automatikë dhe një pistoletë Glock) dhe municion luftarak.
Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që tentonte të trafikonte armë zjarri drejt Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ” Shoshan”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
– S. D., 34 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që me automjetin e tij “Volkswagen”, po transportonte dy armë zjarri automatikë, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtit”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Armët e sekuestruara do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtjeshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.