Kontrollet janë fokusuar në drejtim të parakalimeve të gabuara, sjelljeve në raport me sinjalizimin rrugor horizontal dhe vertikal, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësisë mbi normat e lejuara etj.
Gjatë javës që kaloi, janë kapur në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë tërhequr 21 leje drejtimi, nga të cilat 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë javës janë vendosur 147 masa për parakalime të gabuara.
110 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
10 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, si edhe janë ndaluar administrativisht 11 mjete.
Gjithashtu për 28 mjete të transportit publik, kryesisht taksi, iu është pezulluar leja e qarkullimit drejtuesve të tyre.
Policia Rrugore e Korçës, falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo shkelje të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.