Tiranë – Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. C., 23 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– G. L., 46 vjeç dhe B. Sh., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– I. M., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. S., 31 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin E. K., 43 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasen M. Ll., 54 vjeçe, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, pasi ka goditur për shkak të detyrës, shtetasit G. A., 37 vjeç, me detyrë gazetar, dhe G. H., 44 vjeç, me detyrë operator.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin S. H., 53 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi u konstatua duke transportuar mbetje inerte, për të cilat kishte ndryshuar destinacionin e shkarkimit të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.