Nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Z. S., 63 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë drejtues punimesh në objektin në pronësi të shtetasit I. Sh., sepse duke punuar në këtë objekt, është dëmtuar shtetasi Y. Ç., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në gjëndje të rëndë shendetësore.
Gjithashtu u procedua penalisht pronari i objektit, shtetasi I. Sh., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kostatua se po kryente punime ndërtimi në objektin në pronësi të tij, pa lejen përkatëse.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u proceduan penalisht shtetasit:
-B. S., 46 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi në pyllin e Krastës, pranë lumit Shkumbin, u kap me një sasi drush të prera në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi Sh. B., 56 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.
-H. T., 61 vjeç, banues në Buqës, Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujitjes”, pasi ka dëmtuar kanalin ujitës në tokën e shtetasit Xh. Q.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.