Berat – Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim, D.Ç., 31 vjeç, banues në fashatin Allambrez, Dimal.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi, në datën 07.02.2022, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në banesën e tij në fshatin Allambrez, Dimal, u gjet dhe sekuestrua një sasi e dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.