Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës – Finalizohet operacioni policor i koduar “Call me”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen dhjetëra pajisje kompjuterike. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, bazuar dhe në informaconet e siguruara në rrugë operative, nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Finanaciar në DVP Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Call me”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: F. L., 26 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, të dy banues në Durrës. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
DVP Tiranë – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Programuesi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vihet në pranga një shtetas, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Programuesi”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit O. F., 31 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi O. F., nëpërmjet një call center-i të paregjistruar në organet tatimore, u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse që investonte në Kriptomonedha dhe Forex. Nëpërmjet këtij mashtrimi, ky shtetas ka përvetësuar nga një klient i huaj, shumën prej 108000 euro. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Suplier 2”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje, tre aparate celulare, një automjet, shumat e parave 2.223.000 lekë të rinj dhe 1430 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Suplier 2”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. R., 31 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Sulejman Delvina”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. R., 31 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje, tre aparate celulare, 2.223.000 lekë të rinj dhe 1430 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 79 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 19 janë arrestuar në flagrancë dhe 52 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 3 raste: 1 rast i “Kanosja”, 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 3 raste, me 2 autorë të arrestuar/ndaluar dhe 1 autorë që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste: 4 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, në Tiranë, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Në Tiranë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas në Tiranë dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për shkatërrim prone.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër.
Në Tiranë janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”; 1 për “Prerja e paligjshem e pyjeve”, 1 për “Mbajtja pa leje e armëve sportive” dhe 1 për “Ndotja e ajrit”.
Në Fier është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Në Vlorë janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Kontrabanda me mallra”, 1 për “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 për “Vetëgjyqësia” dhe 1 për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, me 1 viktimë dhe 5 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas dhe janë arrestuar në flagrancë 2 të tjerë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.